Transmetuar më 17-01-2023, 17:16

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish dhe ka ndryshuar çmimin e karburanteve.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se nafta është rritur me 9 lekë duke shkuar në 208 lekë/litër, nga 199 që ishte.

Po ashtu me 12 lekë/litër është rritur edhe çmimi i benzinës i cili do të tregtohet me 189 lekë, nga 177 që ishte, ndërkohë që nuk ka ndryshuar çmimi i gazit, i cili do të vazhdojë të tregtohet me 71 lekë/litër.

Çmimet do të hynë në fuqi ditë e sotme duke filluar nga ora 18:00