Transmetuar më 18-01-2023, 12:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë ditën e sotme një denoncim sa i takon spitalit të këtij qytet.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, Boçi pohon se duke nisur nga sot janë pezulluar operacionet kirurgjikale të planifikuara.

Ndër të tjera në reagimin e tij, i cili është i rëndë sa i përketë denoncimit që ka bërë, shprehet se kryeministri i vendit Rama vazhdon show e rradhës.

REAGIMI SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT

Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.

Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë. Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shown e rradhës