Transmetuar më 19-01-2023, 19:23

Evi Kokalari i ka dalë sërish kundër ditën e sotme Sali Berishës, duke hedhur akuza ndaj tij.

Në një reagim, Kokalari shprehet se sot Berisha e ka përfundimisht kundër, po e përdor Partinë Demokratike për interesat e tij.

"Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po ben pazare.

Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij!

Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PDse. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë", shkruan Kokalari.