Transmetuar më 20-01-2023, 23:07

Mediat greke bëjnë me dije se anija ishte pronë e një kompanie greke, zyrat e së cilës ndodhen në Pire si adresë, por që në realitet nuk ekzistojnë.

Kjo është Olga Theodhora Kustopulou, pronarja e anijes së kompanisë Dignatio Corp në të cilën u sekuestruan tre ton kokainë ditën e sotme në Spanjë dhe ku u arrestuan 15 persona mes tyre dy shqiptarë. Anija u kap 173 milje larg Santa Crouz në ishujt Kanarie.

Mediat greke bëjnë me dije se anija ishte pronë e një kompanie greke, zyrat e së cilës ndodhen në Pire si adresë, por që në realitet nuk ekzistojnë. Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në anije e cila ishte nisur nga Brazili për në Letoni, por sipas mediave greke, ngarkesa mund të ndërronte destinacion dhe të hynte në Mesdhe.

Blume është 3000 tonëshe dhe kishte ngarkuar 200 ton kafe,e cila ndryshe nga destinacioni i deklaruar i anijes që ishte Riga e Letonisë, kishte tjetër destiancion.

Ndaj autoritetet greke janë vënë në alarm për të kërkuar informacione të mëtejshme për anijen ,pronarët e saj por edhe për dy shqiptarët e gjendur në bord.