Transmetuar më 21-01-2023, 07:56

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin.

Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta.

Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore.

Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80 % do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin ku dëborë më të dendur do të ketë në veri dhe veriperëndim të Kosovës.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me ngrica, dëborë të dendur dhe temperatura shumë të ulëta Ku minimalet do të zbresin deri në – 7 gradë C.

Kjo si pasojë e të ftohtit verilindor që ka përfshirë republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë mot të ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore në republikën e MV. Po ashtu, orët e pasdites mbeten me vranësira, ngrica dhe dëborë të dendur KU më të fokusuara reshjet e dëborës paraqiten në Dibrën e madhe. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme deri ne -4 apo -5 gradë C.

Rajoni dhe Evropa

Aktivizimi i ciklonit të Islandës do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shoqëruar me stuhi të fuqishme ere në ishujt britanikë si edhe brigjet veriperëndimore të kontinentit Evropian. Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta verilindore; gadishulli i Ballkanit do të vijojë me ngrica, reshje të dendura dëbore si edhe temperatura të ulëta ndërsa në dy skajet e kontinentit Evropian; përkatësisht, Gadishulli skandinav si edhe gadishulli Iberik paraqiten nën dominimin e motit i kthjellët por të ftohtë.