Transmetuar më 21-01-2023, 13:29

SHBA- Një 63- vjeçar i identifikuar si Larry Ray është dënuar nga drejtësa amerikane me 60 vite burg pasi akuzohet se joshi studentët në një kolegj elitar të arteve liberale të Nju Jorkut, abuzoi seksualisht, fizikisht dhe emocionalisht me to. Larry Ray, i lindur si Lawrence Grecco, u shpall fajtor në prill për trafikim seksual dhe shantazh, mes akuzave të tjera të lidhura, që rrjedhin nga manipulimi psikologjik – dhe dhuna fizike pasuese – ndaj shokëve të dhomës së vajzës së tij në Kolegjin Sarah Lawrence, shkruan The Guardian.

"Ishte sadizëm, i pastër dhe i thjeshtë," tha gjykatësi Leëis Liman në dhënien e dënimit, pak pasi tha se Ray, 63 vjeç, përdori "gjeniun e tij të keq" për të torturuar viktimat e tij.

Autoritetet u ndërgjegjësuan për sjelljen e tij kriminale pas një artikulli shpërthyes të revistës në Nju Jork. Gjatë gjyqit katër-javor të Ray-t në gjykatën federale në Manhattan – gjatë të cilit ai pati disa episode mjekësore – prokurorët paraqitën një kronologji rrëqethëse të ngjarjeve që filluan kur Ray u zhvendos në dhomën e konviktit të vajzës së tij rreth fundit të vitit 2010. Ray u angazhua në seanca “terapie” me disa nga shoqet e saj të dhomës nën pretendimin e rremë për t’i ndihmuar ato të lundrojnë në çështjet psikologjike. Ray u shtir si i afërm i tyre dhe disa nga shoqet e dhomës u transferuan në një apartament në lagjen Upper East Side të Manhattan verën e ardhshme. Banesa me një dhomë gjumi u shndërrua në një shtëpi tmerri, thanë ata në aktakuzën e tyre kundër tij.