Transmetuar më 22-01-2023, 21:30

Dibër- Zhduken në mënyrë misterioze tre vajza në Dovolan të Maqellarës.
Lajmi bëhet i ditur nga burime policore.
Kanë qenë familjarët ata që, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje, i janë drejtuar për ndihmë policisë.
Ende mbeten mister artsyet e zhdukjes së vajzave.
Aktualisht ekzistojnë dy pista hetimi. Ose vajzat në marrëveshje me njëra-tjetrën janë larguar së bashku, ose kanë rënë pre e një rrjeti trafikantësh.
Po punohet për identifikimin dhe gjetjen e tyre. noa.al