Transmetuar më 23-01-2023, 07:58

Pas tragjedisë së ditës së djeshme në Los Angelos ku një 72-vjeçar qëlloi me armë zjarri mbi një turmë njerëzish duke shkaktuar deri më tani 10 viktima është gjetur i vetëvrarë në një furgon të bardhë.

Detektivët ende nuk e kanë përcaktuar motivin, por dyshohet se autori mund të ketë qenë me probleme mendore.

Një dëshmitar mësohet të ketë thënë për CBS, se autori erdhi në vendin e ngjarjes për të gjetur gruan e tij.

Më pas ai shtoi se i moshuari nisi të qëlloi pa paralajmërim mbi njerëzit që ishin duke kërcyer në sallë.