Transmetuar më 23-01-2023, 18:45

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës. Në kallëzimin që mban emrin e Manjës, Berisha Basha e Prendi akuzohen për vrasje dhe shpërdorim detyre.

Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. Prokuroria bëri me dije se ka nisur verifikimet dhe ka urdhëruar Policinë e Shtetit që ta sekuestrojë materialin e publikuar ku dëgjohet biseda mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Në pyetje po merret dhe vetë Hoxha.

Vetë kryedemokrati Sali Berisha i ka cilësuar përgjimet si mashtrimet e radhës së ish-kryepolicit Ardi Veliu për opinionin publik. Por nuk e sqaroi përse përmendi emrin e tij. ai kërkoi që të pyetej Rama për 21 janarin, tragjedi që e konsideroi si një ‘grusht shteti’.