Transmetuar më 23-01-2023, 19:12

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se është shumë i shqetësuar për rastin që ndodhi sot në Leposaviç. Policia njoftoi se një njësit i saj është sulmuar nga një automjet me dy persona dhe si pasojë, ka qëlluar në drejtim të automjetit. Sveçla në Twitter ka rishkruar njoftimin që e dha Policia e Kosovës, duke shpjeguar se çka ndodhi paraditen e së hënës në Bistricë të Leposaviçit. Ai thotë se ky rast po hetohet dhe është përfshirë edhe insektorati policor.

“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona në një automje tentuan t’i shmangeshin një postiblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve polciorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën. Po kryhet një hetim dhe Inspektorati Policor i Kosovës është vazhdimisht i angazhuar. Dua të jem i qartë: asnjë formë e dhunës ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”, shkroi ministri.

Mediumi serb në Kosovë “Kossev” ka transmetuar fjalët e zyrtarëve serbë, të cilët kanë thënë se një person ka mbetur i lënduar gjatë këtij konfrontimi. Sipas tyre, dy personat kanë refuzuar të ndaleshin nga Policia e Kosovës, pasi kanë vlerësuar se “s’ka pasur bazë apo ndonjë arsye” për t’u ndalur. Sic raporton Kossev, i lënduari është dërguar në spitalin e Kralevës dhe është jashtë rrezikur për jetë.