Transmetuar më 24-01-2023, 11:26

Në këngën më të fundit të Shakirës me Bizarrap, kolumbianja jo vetëm që la të kuptohet për Piqué, por ka shfrytëzuar rastin për të përmendur edhe ish-vjehrrën e saj, Montserrat Bernabeu, me të cilën u përfol se nuk kishte një marrëdhënie të mirë.

Nga fillimi i romancës me ish-futbollistin e Barcelonës, zonja nuk e pa me sy të mirë që djali i saj të ishte me një grua 10 vite më të madhe, aq më pak që ajo nuk ishte katalanase.

Siç kanë përmendur disa media spanjolle, nëna e futbollistit nuk do ta kishte pasur problem që djali i saj tashmë po dilte me Clara, ndërsa ylli i pop-it vazhdonte të jetonte me dy fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha.

“Me kalimin e kohës, ai nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të mësohej me idenë dhe mendoj se kishte raste kur madje u afruan, madje u panë bashkë në stadiumin e Barçës, por kjo ndodhi kryesisht me lindjen e fëmijëve, dobësi e madhe e të gjithë familjes Pique”, – tha një herë gazetari Victor Gayarre.

Orët e fundit është bërë “virale” një video ku Shakira shfaqet nën dhunën verbale të ish-vjehrrës. Përballë këngëtares kolumbiane shfaqet ish-vjehrra dhe ish-partneri i saj. Ajo që tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit ishte se teksa po flisnin, papritur nëna e futbollistit i bëri një gjest heshtjeje (mbylle gojën), që zakonisht demonstrohet me gishtin e drejtuar nga goja.

“Nëna e Piques ia kyç gojën Shakirës”, – kanë shkruar krahas klipit që tashmë ka patur reagimin e disa përdoruesve të internetit, të cilët e kanë mbështetur Shakirën, e cila u nda nga Pique, pasi për shumë, futbollisti nuk e vlerësoi kurrë ashtu siç e meritonte.

Nuk dihet data e regjistrimit të videos, si dhe konteksti në të cilin ndodheshin në atë kohë palët. Duke qenë se Shakira e kishte kthyer shpinën, nuk ishte e mundur të vlerësohej se cili ishte reagimi i saj, kur ish-vjehrra i tha të mbyllte gojën.

Ajo që shihet është se qëndrimi i mamasë së Pique ishte mjaft sfidues. Nga ana e tij, Pique, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, nuk merakoset për këtë përplasje verbale në mes të rrugës, pasi duket shumë i qetë.