Transmetuar më 24-01-2023, 13:57

Pamela Anderson tregoi disa anekdota nga karriera e saj filmike. Një episod veçanërisht i nxehtë i kishte ndodhur në vitin 1991 në xhirimet e "Home Improvement", kur aktorja ishte 23 vjeçe.

Episodi përfshin aktorin amerikan Tim Allen, i cili nuk kishte asnjë turp të veçantë të shfaqej plotësisht lakuriq përballë aktores së re.

“Në ditën e parë të xhirimit, dola nga dhoma ime e zhveshjes dhe Tim Allen ishte në korridor lakuriq, – tregon Pamela Anderson në biografinë e saj. – në atë moment fustani i tij u hap dhe ai ishte krejtësisht i zhveshur.

Madje, duke iu referuar sesionit tim fotografik në Playboy, personalisht nuk isha rehat, u përpoqa ta fsheh mërzinë me një të qeshur, duke u hequr si entuziaste”.

Menjëherë, megjithatë ka ardhur mohimi i Tim Allen. "Jo, nuk ka ndodhur kurrë. Nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë", – tha ai në një intervistë për "Variety".