Transmetuar më 24-01-2023, 18:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kuqe.

Për shkak të këtij aksidenti tragjik ka ndërruar jetë një fëmijë dyvjeçar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes".

Noa.al raporton se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.