Transmetuar më 24-01-2023, 21:11

Grabitja zgjati afërsisht 20 minuta dhe nuk u ushtrua dhunë ndaj pengjeve, edhe pse për familjen De Cecco ishin momente terrori të pastër

Pescara, Itali – Grabitet vila e familjes të ‘perandorit’ të makaronave De Cecco, mbahen peng familjarët.

Saturnino De Cecco, djali i Filippo Giovanni -t, themeluesit të perandorisë së makaronave me të njëjtin emër, ishte viktimë e një grabitjeje të armatosur në vilën e tij në kodrat e Montesilvanos në provincën e Pescara.

Mbrëmjen e së hënës, katër kriminelë morën peng gruan e sipërmarrësit dhe vajzën 5-vjeçare, duke i mbyllur në kuzhinë.

Më pas ata e detyruan De Cecco -n të hapte kasafortën dhe kërkuan të dorëzohej gjithçka që kishte brenda: ora, bizhuteri dhe një pistoletë të mbajtur ligjërisht.

Sheila D’Isidori, gruaja e Saturnino De Cecco dhe vajza e saj 6-vjeçare po ktheheshin në shtëpi në vilën e tyre në Montesilvano, në provincën e Pescara, kur u morën peng nga katër banditët me fytyrë të mbuluar.

Pas grabitjes së vilës, banda iku me një Audi të vjedhur para grabitjes.

Hajdutët ushtruan 20 minuta frikë për familjen De Cecco, gjatë të cilave, megjithatë, nuk u ushtrua dhunë ndaj pengjeve.

Policia po heton grabitjen dhe doli në përfundimin se banda e kishte studiuar mirë grabitjen deri në detaje.

Ata i njihnin zakonet e familjes dhe territorin në të cilin ndodhet vila, e izoluar dhe e vështirë për t’u arritur për këdo që nuk i njeh kodrat e Montesilvanos.