Transmetuar më 24-01-2023, 21:16
Argjentinë- Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter goditi katër ditë më parë Argjentinën dhe një tjetër i ngjashëm sot, pa shkaktuar dëme materiale dhe as viktima.
Tërmeti 6.8 ballë u lokalizua të shtunën dhe një tjetër 6.1 ballë, pasditen e së martës, njofton noa.al duke cituar Qendrën Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Konkretisht, tërmetet kanë goditur qytetin e Santiago del Estero në veri të vendit.
Lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Argjentinë, si dhe në Paraguaj.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por dëme materiale.