Transmetuar më 25-01-2023, 14:11

TIRANË- Balerina Isida Mollaymeri ka zbuluar se ka ngrirë vezët. Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në ‘Ftesë në 5’, balerina 35-vjeçare deklaroi se i ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre. Ajo sqaroi, se pasi mori informacione, vendosi të ndërmerrte këtë hap, duke qënë se pas disa vitesh vezët e saj nuk do kenë më performancën e duhur.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjec plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, u shpreh Isida.