Transmetuar më 25-01-2023, 16:52

Një grua e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e së mërkurës në Greqi.

E moshuara ndodhej jashtë një banke në Selanik, ku një person i është afruar duke e dhunuar dhe më pas duke i parë çantën me para.

Më pasi, autori është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat greke.

Sipas raportimeve, në çantën e të moshuarën kishte një shumë prej 14 mijë eurosh.

Autoritetet greke po kryejnë hetimet për ngjarjen ndërsa autori është ende në arrati.