Transmetuar më 26-01-2023, 12:01

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e PD, Sali Berisha.

Shkak për këtë sipas Nikollës është bërë bllokimi i foltores pas një sërë paralajmërimesh për t’u larguar.

Nikolla ‘dënoi’ Berishën me një masë disiplinore, ndërsa ky i fundit refuzon ende të largohet nga foltorja.

Lindita Nikolla: Kam ezaruuar dhe tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimin. Jemi për masën e tretë që është përjashtim nga seanca. Jepet masa disipoinore përjashtimi nga seanca plenare e Sali Berishës se deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren dhe pas vërejtjes dhe paralajmërimit.