Transmetuar më 26-01-2023, 21:54

Maria, konkurrentja e re në “Për’puthen”, zhvilloi takimin e parë me Mateon, për të cilin ka shprehur pëlqim.

Duke folur për veten dhe lidhjet sentimentale të së kaluarës, ajo rrëfeu dhunën që ka përjetuar nga ish i dashuri që e detyroi të shkëpuste marrëdhëniet nga familja.

“Më ka penguar të takoj motrën time, të dal me të. Në momentin që kam qenë më atë, kam shkëputur çdo kontakt me familjen time. Më mbante mbyllur në shtëpinë e tij. I duroja sepse mendoja që do të ndryshonte”.

Maria i rrëfeu Mateos dhe më pas konkurrentëve në studio se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa kur u largua, ish partneri e kërcënonte me vdekje.

“Kam jetuar 6 muaj me këtë person, ka qenë periudha më e rëndë e jetës sime. Kam përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike, erdhi momenti kur nuk po duroja dot më dhe ika. Më kërcënonte se do të më bënte keq dhe se do të vriste dikë nga familja. E kam denoncuar një herë, për një kohë të gjatë isha shumë në stres. Më ka lënë pasojë sepse nuk mund të besoj më te asnjë mashkull”.