Transmetuar më 26-01-2023, 23:17

Megi Pojani mund të mos e pranojë asnjëherë romancën e saj me Endri Çekiçin, por ky i fundit “tregoi” diçka më shumë për statusin e tij.

Gjatë një interviste për “TAR”, Çekiçi “u ngacmua” pak edhe për jetën personale, duke qenë se kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një lidhje të tij me moderatoren Megi Pojani. Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated (i komplikuar)”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet. Ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

Nga ana tjetër futbollisti pranoi se emisioni i tij i preferuar këto kohë ishte “Big Brother VIP”, ndërsa tha se e ndjek edhe “Big Brother Fan Club” sa herë që ka mundësi. Kujtojmë se ky program drejtohet nga Megi Pojani këtë sezon.

Në një intervistë para disa kohësh Megi u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Ndonëse si gjithmonë ajo refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”