Transmetuar më 27-01-2023, 08:01

Tiranë – Plagosje me thikë më qendër të Tiranës, mu në mes të sheshit "Skënderbej".

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, raporton noa.al.

Një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, të riun O. D., 29 vjeç.

Si pasojë 29-vjeçari është plagosur dhe është dërguar në spital, ku policia thotë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit që u zhduk pa gjurmë edhe pse krimi ndodhi në zonën më qendrore të kryeqytetit, e mbuluar nga një mori kamerash. /noa.al