Transmetuar më 27-01-2023, 11:20

Gjatë ditës së djeshme Olta Gixhari i thoshte Kiara Titos se vetëm kur ta puthësh do ta kuptosh nëse ke ndjenja apo jo për Luiz Ejllin.

Teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, Olta këmbëngulte që Kiara të çohej dhe t’i jepte puthjen e shumëpritur Luizit. Por moderatorja shprehet se atë veprim do ta bëjë vetëm kur ta ndjejë dhe nuk ndikohet nga fjalët e tjerëve. Madje u duk sikur kjo bisedë e aktores i futi pak në sherr Titon dhe Ejllin.

Për këtë arsye këngëtari i ka kërkuar aktores së njohur që mos të ndërhyjë më në këtë muhabet, pasi ai e ka shumë seriozisht me moderatoren.

Luizi i thotë Oltës që të mos ndikojë as për mirë as për keq te raporti i saj me Kiarën, pasi e do me gjithë shpirt. Ai shton se nëse do ishte për lojë, le të futet.

Më pas këngëtari i thotë Gixharit se ka 1 milion arsye që ajo të shkojë tek ai, pasi kanë shumë gjëra për t’u marrë.

“Jo ushtarë, jo kjo, futi thikën, bukur. Ik Xhoni të shtunën, tulla e radhës Diola i bie. Ta bëj llaçin gati edhe ta sjell”, thotë pastaj me të qeshur Luizi.