Transmetuar më 27-01-2023, 15:15

Elbasan- Detaje të reja nga aksidenti me vdekje i 20-vjeçarit Fiori Sula në Elbasan.

Aristir Dimo është 65-vjeçari i cili ka rënë në prangat e policisë, për shkak se ka aksidentuar për vdekje një 20-vjeçar në Elbasan.

Mësohet se Dimo është konsull nderi i Bullgarisë në vendin tonë, ndërsa pasi e ka aksidentuar 20-vjeçarin, drejtuesi i automjetit ka përshkuar rrugën ku ishte nisur në një distancë të caktuar. Më pas ai është kthyer sërish në drejtim të Tiranës ku dyshohet se ka bërë disa veprime për të humbur gjurmët nga ngjarja e rëndë.

Dimo ka lënë kryeqytetin dhe ka vijuar sërish itinerarin nga Elbasani në drejtim të Qafë Thanës ku ka kaluar kufirin. Ai ka qëndruar për disa ditë në Bullgari për t’u rikthyer sërish ditën e djeshme.

I mori jetën dhe la në mes të rrugës/ Arrestohet pas 4 ditësh “vrasësi” i 20-vjeçarit në Elbasan Mësohet se në momentin kur ka kaluar pikën kufitare, ai është në vënë në prangat e policisë. Ai është zbuluar nga prokuroria e Elbasanit pas përgjimeve të kryera në tre ditët e fundit, duke bërë që autoritetet hetimore të arrijnë në përfundimin se ka qenë ai shkaktari i aksidentit të ndodhur në Elbasan.

Një tjetër provë që e implikon drejtpërdrejtë Dimon në këtë ngjarje është feneri i automjetit të tij i cili është gjetur i thyer në tokë menjëherë pas ngjarjes nga grupi hetimor.

Materialet në lidhje me këtë çështje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.