Transmetuar më 27-01-2023, 23:40

Disa ditë pas largimit të saj nga Big Brother, Kejvina reagoi sot me një postim në Instastory ku u shpreh se nuk është penduar për hyrjen e saj në spektakël, megjithatë i kërkoi falje fansave të Luizit për shpullën ndaj tij.

Por vetëm pak orë pas reagimit të saj, Kejvina ka marrë vendimin e papritur dhe e ka mbyllur profilin e saj në Instagram. Arsyeja nuk dihet ende, por me siguri modelja preferon që për momentin të jetojë në qetësi, larg zhurmës së krijuar.

Ky ishte reagimi i Kejvinës: "Jeta vazhdon edhe nese "vdesim" … Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurresesi! Shpulla që une qëllova Luizin, jo vetëm qe nuk i shkaktoji dem as plage atij, perkundrazi, me ndihmoji edhe mua te dilja prej asaj " çmendine "! Në fakt shpulla ime mbeshtolli me mjegull "rrenën" e shekullit, dhe që u shndërrua në loje, ndersa shpulla ime u gjykua si te ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gezon shendet te plote, dhe sukses te jashtëzakonshëm, fale aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet qe t’i kerkoj falje publikisht vetem Fansave dhe Mbeshtetesve te Luizit, meqe ne fakt të vetmit që seriozisht jane lenduar prej shpulles dhe sjelljes time, jane vetëm ata, Fansat!", ka shkruar ajo.