Transmetuar më 28-01-2023, 08:20

Tiranë- Gjeniu i letrave shqiptare, shkrimtari Ismail Kadare, feston sot 87 vjetorin e lindjes.

Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936, në Gjirokastër.

Ai është shkrimtari shaqiptar që na ka bërë krenar kudo në botë. Krijimtaria e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Vepra poetike e Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit ‘Nobel’ në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ‘Komandant i Legjionit të Nderit’. Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Vit i Mbrapshtë’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Përbindëshi’, ‘Nata me hënë’ e shumë të tjera.