Transmetuar më 28-01-2023, 09:36

Turqi- Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në njè familje në Turqi.

Një baba ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës së vet.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Stambollit, ku katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në Sancaktepe.

Mehmet Altun raportohet se kreu vetëvrasje pasi vrau dy djemtë dhe vajzën e tij, raporton Dailysabah.

Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.

Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet.