Transmetuar më 28-01-2023, 14:18

Edhe pse Luiz Ejlli tha mbrëmë se me Tea Trifonin do jetë në paqe derisa të jepet fituesi për “Talent Show”, ai nuk i ka lënë disa fjalë ‘thumbuese’ për të.

Teksa po shijonte rrezet e diellit sot në mëngjes së bashku me Valbona Memën, këngëtari i njohur ka thënë për Tean:

“E vetmja që e shoh që po vjen si gjarpër nën ujë është Tea”.

Nga ana tjetër këngëtarja e dashur për publikun shprehet se ‘nuk e beson’ dhe Luizi shton: “Se këta që bëjnë zhurmë…”.

Ishte Valbona që ia ndalon fjalën duke thënë “o Zot i madh”.