Transmetuar më 28-01-2023, 15:12

Ka më shumë se një muaj që Argjentina është shpallur kampione e botës në Katar dhe ky titull jehon edhe sot, qoftë për mirë, qoftë në këtë rast në kuptimin negativ. Një futbollist që gjatë gjithë karrierës së tij i ka pëlqyer gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, të ndihet si protagonist, duke lënë shumë tituj, ka dashur të kritikojë mënyrën e festimeve të Albiceleste.

Fjala është për Zlatan Ibrahimovic. Suedezi foli pak ditë më parë për titullin e fituar nga argjentinasit: “Messi konsiderohet më i miri në histori dhe do të mbahet mend për fitimin e Botërorit në Katar, por unë jam i shqetësuar për lojtarët e tjerë të kombëtares së Argjentinës, sepse nuk do të fitojnë dot më asgjë tjetër".

Disa fjalë që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ai që ishte protagonist indirekt i atij titulli, Kun Agüero, i cili u përgjigj duke sulmuar Ibrën: “Të dhemb që Argjentina ka fituar Kupën e Botës? Të dhemb të kuptosh që Messi është lojtari më i mirë në botë? Mund të shqetësohesh më mirë për vendin tënd, që nuk ishte fare në Botëror”.

Përveç kësaj, Kun Aguero nuk ka dashur të anashkalojë as fjalinë që Ibra tha se argjentinasit u sollën keq: “Ti më së paku je i papërshtatshëm të flasësh se argjentinasit u sollën keq”. Një moment që Agüero e shfrytëzoi për të rishikuar disa nga veprimet e karrierës së Ibrës, i cili preku kufirin e agresivitetit në kohën e Los Angeles Galaxy:

"Për ju që dyshoni nëse ai sillet mirë apo keq: Mbaj mend që luajtëm kundër Manchester United, unë isha në stol, Ibra u soll shumë keq. Je më pak i përshtatshmi për të folur për këtë, mendoj se nuk ke të drejtë. Pep Guardiola ngulmoi të të shiste për diçka…”