Transmetuar më 28-01-2023, 19:20

Produksioni disa ditë më parë, organizoi një darkë vetëm për Olta Gixharin dhe Efi Dhedhes. Qëllimi i kësaj darke ishte të rregullonte marrëdhënien midis dy vajzave, e cila ka qenë shumë e acaruar.

Dhe në fillim kështu u duk, sikur Efi u kthye në anën e Oltës pasi biseduan dhe qeshën me njëra-tjetrën. Mirëpo, më vonë vetë ish-konkurrentja e Për’puthen e tha me gojën e saj se Olta nuk e manipulon dot.

Në një situatë të tillë, Olta duket se është kthyer ku ishte në lidhje me Efin, duke u shprehur se po vazhdoi në shtëpi, ajo do e kërkojë sërish, por këtë herë nuk do të ketë asnjë mundësi me të.

“E kam mbyllur unë me Efin. Efi edhe po të më kthehet prap siç m’u kthye e kam të mbyllur unë me të. Ajo po ndenji në shtëpi do të vijë një moment që do të vazhdojë prap me mua dhe unë e di shumë mirë, por unë e kam të mbyllur. Nuk kam fare interes, e di ajo,”- i tha Olta Kristit në një bisedë me të.

Më herët në një bisedë me Luizin, Efi u shpreh me humor se është #TeamLui.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”.