Transmetuar më 28-01-2023, 21:27

Një skaf me katër anëtarë në bord ka pësuar defekt këtë pasdite teksa lundronte në gjirin e Vlorës.

Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar defekt në motorr.

Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil.

Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport.

Personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.