Transmetuar më 29-01-2023, 17:55

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në Gjirokastër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, ku një 62 vjeçar që drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Shtetasi i identifikuar si Feim Mazaj është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.