Transmetuar më 29-01-2023, 20:20

Zgjedhja e Armaldos për t’i mohuar të drejtën e votës Valbonës, Diolës, Nitës dhe Bjordit u cilësua si manipulim nga ana e Luizit.

Ky i fundit duke folur me Bjordin i tha atij që Maestro është manipulues, sepse e ktheu situatën ashtu siç donte.

Luizi u ndal edhe tek diskutimi që Efi bëri me Oltën mbrëmjen e kaluar.

Ai tha se tashmë që Efi është deklaruar se është në krahun e tij, ai nuk mund ta zhgënjejë dot.