Transmetuar më 30-01-2023, 08:37

ITALI- Krim brenda familjes në Itali. Raffaella Ragnolika, 56 vjeçe ka vrarë me thikë bashkëshortin e saj, 59 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Nuvolento, në provincën e Brescia-s në Itali.

Sipas TG24, në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, i pranishëm ishte djali 15-vjeçar i çiftit. Ishte pikërisht i mituri që telefonoi shërbimet e emergjencës. Vrasja ndodhi brenda shtëpisë së bashkëshortëve, pas një zënke mes autores dhe partnerit të saj, Romano Fagoni, që duket se ishin të shpeshta kohët e fundit.

Sipas të dhënave të para të hetuesve, sherri shpërtheu gjatë kohës që po hanin darkë. Pikërisht në këtë moment gruaja mori një thikë dhe e goditi të shoqin në fyt. Përveç djalit të mitur, çifti kishte edhe një vajzë të madhe, e cila nuk jetonte më me prindërit.