Transmetuar më 30-01-2023, 09:52

VLORË- Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar për dhunë në familje. Policia thotë se shtetasi M.Zh dyshohet se ka dhunuar babain.

Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. Zh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia.

Ndërkohë në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.