Transmetuar më 30-01-2023, 12:15

SHBA- Një aksident tragjik ka ndodhur së fundmi në SHBA.

Bëhet me dije se në këtë aksident janë përfshirë një çift shqiptar ku për pasojë ka ndërruar jetë një 23-vjeçarja shqiptare, e identifikuar si Adriana Sylmetaj.

Mediat e huaja bëjnë me e reja shtatzënë ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç.

Dyshohet se shoferi ka qenë duke udhëtuat me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit, e si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Nga përplasja e fortë gruaja ka dalë nga makina, ndërsa bashkëshorti ka mbetur i plagosur.