Transmetuar më 30-01-2023, 18:26

Një nga ingredientët e përdorur në ato që njohen nga amatorët si ‘tableta dobësimi’ ka vrarë të paktën 33 njerëz në Britani dhe tani do të përfshihet në listën e “helmeve të kontrolluara” të qeverisë atje.

DNP – ose ndryshe 2.4 Dinitrofenol – është substanca e përdorur nga njerëzit që duan “të humbasin peshë me shpejtësi”.

Por kimikati me toksicitet të fortë përdoret ligjërisht si pesticid dhe ishte ndaluar për konsum njerëzor që prej vitit 2003. Tabletat reklamohen dhe shiten në rrjetet sociale, si një ndihmës për humbjen në peshë ose “djegës dhjami”.

TRONDITËSE! Babai mbyll në bodrumin e shtëpisë 6 fëmijët e mitur, ja kush e “spiunoi” Autoritetet britanike thonë se prej këtij viti substanca do të kontrollohet nga shtëpi si një helm, dhe ata që duan ta blejnë për qëllime ligjore duhet të marrin liçencë te farmacisti regjistruar.

Zhvillimi vjen pas konsultimeve publike, të nxitura nga familjarët e viktimave.

21 vjecarja Bethany Shipsey nga Worcester vdiq prej këtij shkaku në 2017 kur bleu tabletat me DNP online, nga një rrjet në Ukrainë.

Babai i saj Doug, tha për rrjetin vendas ITV News se zhvillimi është pozitiv për nevojitet një ndalim i plotë i ilaçit.

“Ne duam që kjo të ndalohet sepse në vitet pasi humbëm Beth, nuk kemi kërkuar asnjë përdorim të ligjshëm për DNP, por ajo vijon të shitet”, tha babai i viktimës.