Transmetuar më 30-01-2023, 19:47

BRUKSEL- Panik dhe frikë në një stacion metroje në Bruksel.

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Schuman në dalje të ndërtesës së Komisionit Evropian. Sipas mediave ndërkombëtare, një person është plagosur ndërsa sulmuesi është arrestuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe dy autoambulanca.

Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman. Deri më tani nuk dihen motivet e sulmuesit, por dëshmitarët okularë theksuan se ai ishte shumë i shqetësuar.