Transmetuar më 30-01-2023, 22:19

GJERMANI- 6 vite nga vrasja e Kujtim Prengës në Gjermani, gjyqi ende vijon. Prenga, 46 vjeç, ish-oficer i Policisë Ushtarake, u qëllua me 5 plumba për hakmarrje. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ndodhi në 2017-ën, në Visselhövede dhe në atë kohë u bë tituj në mediat gjermane dhe ato shqiptare. Njëri prej autorëve të vrasjes është dënuar, ndërsa dy të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq.

Sot eshtë zbardhur dhe roli i tyre, ku mësohet se njëri nga të dy ka qenë ai që ka tërhequr këmbëzën.

“Të bindur se dy të akuzuarit morën pjesë në krim”, ky është qëndrimi që vijon të mbajë trupa gjykuese.

I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë, i kishte treguar policisë se ku ishte groposur dhe si autorë i kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar. 36-vjeçari i akuzuar u ul pas tij në motor në janar 2017 dhe qëlloi ish-oficerin Prenga përpara shkollës fillore në Visselhöved. Sipas aktakuzës, i akuzuari i dytë ka qenë i përfshirë në vëzhgimin e mëparshëm të 46-vjeçarit dhe ka njoftuar bashkëpunëtorët e tij kur burri është larguar nga banesa.

Motivi i krimit konsiderohet hakmarrja, pasi 46-vjeçari, i cili punonte në Shqipëri si oficer policie dhe në shërbimin e sigurisë, në vitin 2011 kishte qëlluar në një “situatë vetëmbrojtëse” mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Nga frika e “hakmarrjes së përgjakshme”, 46-vjeçari u arratis në Gjermani pas burgimit dhe jetoi me tre fëmijët e tij në Visselhövede deri sa u vra.

Prokurori kërkoi që oficerët e policisë holandeze të akuzoheshin sepse 36-vjeçari mësohet se u kishte thënë atyre në një hetim holandez në vitin 2018: “Unë u hakmora për vëllain tim”. Ai ka “të drejtën e hakmarrjes”, sipas kanunit, i cili supozohet se përfaqëson një lloj të së drejtës zakonore në Shqipëri.

KË VRAU PRENGA NË SHQIPËRI?

Kujtim Prenga u qëllua me 5 plumba më 9 janar 2017 në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Pas 4 ditësh në koma, ai ka ndërruar jetë në spital. Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, ishte arrestuar dhe dënuar në Shqipëri pasi mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

VRASJA NË GJERMANI

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë 9 janar 2017, ndërsa 46-vjeçari shqiptar u qëllua, gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa shqiptari, u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë deri më 13 janar kur edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Më 25 prill 2017 policia e Rotenburger në bashkëpunim me atë të Hanoverit, arrestuan një 22-vjeçar, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e 46-vjeçarit. I riu ka pranuar para agjentëve të policisë pjesëmarrjen ne vrasje.