Transmetuar më 31-01-2023, 11:28

Sherr në radhët e Policisë së Shtetit! Një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Rigers Iljazi është përplasur me Shefin e Operacionales, Vladimir Laska. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një natë më parë në njësinë nr.5 të Tiranës. Iljazi ka qenë i shoqëruar nga i vëllai në momentin që është përplasur me Laskën.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë konflikt, por siç raportohet paraprakisht, efektivët kanë nxjerrë dhe armët gjatë përplasjes me tyre. Të pranishëm në konflikt ishin edhe dy persona të tjerë të identifikuar si Blerim Qorri e Elton Bisi.