Transmetuar më 31-01-2023, 20:09

Një nga protagonistët e Big Brother VIP 2 pa diskutim që është Luiz Ejlli. Shumë i komentuar nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka pasur debate të forta me Tean. Mirëpo, tensionin mes tyre Olta e komenton ndryshe me një deklaratë ditën e sotme që ka ‘trazuar ujërat’.

‘Ti nuk del se ke hesape të hapura. Ke kohë për të dalë ajo, e di sa radhë ka para. Nuk del ti se ti ke punë. Do dalë Kiara, do merret Luizi me ty, do e sorollasësh ti kështu, do shohin spektakël…’, u shpreh Olta.

Ndërkohë Luizi e ka bërë të qartë se mbi Kiarën nuk vë asnjë nga vajzat.