Transmetuar më 01-02-2023, 10:44

Elbasan- Në gjykatën e Elbasanit do të vijojë sot procesi ndaj Arbër Paplekaj i arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur më 21 prill 2021.

Trupi gjykues do të vijojë sot më marrjen e dëshmive nga dëshmitarët, ku sot janë parashikuar të dëgjohen 9 prej tyre. Mësohet se në seancë, e cila ka nisur prej orës 09:30, është gjithashtu i pranishëm i akuzuari Arber Paplekaj i cili u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Elbasanit.

Në listën e dëshmitarëve janë edhe dy ish -zyrtarët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të akuzuar për shpërdorim detyre. Nxjerrja e armëve jo vetëm që nuk e angazhoi policinë, por përkundrazi, dëshmitarët pohuan se dy ofidcerët u larguan me vrap.

Hetimet që nisën më pas, u penguan pikërisht për shkak të dëshmisë se rreme që dhanë Albert Nushi dhe Nikollaq Papa. Në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me disa policë të thjeshtë, ata nuk treguan rolin e tyre të plotë në krim.