Transmetuar më 05-02-2023, 18:05

Përdorimi i zinxhirëve kundër rrëshqitjes është bërë i detyrueshëm, për shkak të motit të keq dhe acarit të pritshëm “Barbara”, i cili tashmë ka nisur të godasë vendin fqinjë, Greqi.

Siç është bërë e ditur gjoba është deri në 80 euro dhe tashmë policia rrugore ka nisur kontrollin e automjeteve.

Sot, një dialog epik është zhvilluar mes një gruaje të moshuar dhe një polici rrugor, kur e ka ndaluar për kontroll se nuk kishte veshur gomat me zinxhirë.

Drejtuesi i trafikut: A keni zinxhirë në makinë?

E moshuara: “Po shkoj në pazar o bir…”

Polici rrugor: A e dini se nga tetori deri në prill makina duhet të jetë e pajisur me zinxhirë dhe se ka 40 euro gjobë?

E moshuara: “Nëse jam në rrugë do të telefonoj të më sjellin.

Polici rrugor: E di që ka gjobë?

Zonja e moshuar: "I kam në shtëpi zinxhirët".

Punonjësi i policisë rrugore: Po, nuk ju thashë t’i mbani në shtëpi, por në automjet se do t’ju duhen një ditë. /noa.al