Transmetuar më 14-02-2023, 15:05

Zbulohet supriza e madhe e Luiz Ejllit për Kiara Titon, ditën e Shën Valentinit. Kishte dy-tri ditë që proklamohej, por sot është zbuluar sekreti.

Këngëtari shkodran i ka dedikuar, edhe kënduar vetë nga brenda BBV 2, një këngë parteneres së tij, me të cilën u njoh dhe u lidh brenda shtëpisë së famshme.

Pikërisht me rastin e Shën Valentinit të parë të tyre si çift, që po e festojnë brenda BBV 2, Luizi u kujdes që t’ia bëjë të paharruar këtë datë të dashurës, Kiarës.

Në platformën “Youtube” është publikuar kënga me të cilën do ta befasojë banori më i preferuar deri tani i BBV 2 moderatoren, mbrëmjen e sotme.

Muzika është e Elgit Dodës, teksti i Luiz Ejllit, ashtu si edhe interpretimi, ndërsa klipi është formësuar nga momentet e të dyve brenda BBV2.

Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën e plotë, si dhe të shihni disa nga momentet më emocionuese të çiftit, që sonte, në “prime” e “Top Channel”, me siguri do të jenë në qendër të vëmendjes.