Transmetuar më 21-02-2023, 13:06

Tiranë- Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Mësohet se aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale.

Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare.

Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama "Cuca e maleve", "Sonja", Nica te filmi "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", Laja te "Kur hidheshin themelet", etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë.

Luca martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.