Transmetuar më 24-02-2023, 23:32

Burri – Çfarë ka ndodhur? Ku gjendem kështu?

Zoti – Ke vdekur. Ishte një aksident automobilistik fatal.

Burri – Më duket se makina ime u përplas me një kamion. A kam vdekur vërtet?

Zoti – Po. Por mos u ndje keq.. Të gjithë vdesin një ditë.

Burri – Ku jam këtu? A është kjo bota e përtejme? A je ti Zoti?

Zoti – Po unë jam….

Burri – Po gruaja, fëmijët e mi…A do të jenë mirë?

Zoti – Mos u shqetëso…Do të jenë mirë. Fëmijët tuaj do t’ju kujtojnë vazhdimisht. Gruaja juaj do të shfaqet e pikëlluar së jashtmi, por e lehtësuar së brendshmi. Le të themi tëdrejtën:martesa juaj po shkonte drejt fundit.

Burri – Oh…Po çfarë ndodh tani? Do të shkoj në Parajse apo në Ferr?

Zoti – As njëra dhe as tjetra … Do të rimishërohesh.

Burri – Atëherë hindutë kishin të drejtë….

Zoti – Të gjitha fetë kanë të drejtë në mënyrën e tyre.

Zoti i kërkoi burrit të ecë bashkë me të. Dukej sikur po shkelnin mbi boshllëk.

Burri – A po shkojmë në ndonjë vend të veçantë?

Zoti – Jo, nuk ka asgjë të veçantë. Por ndonjëherë është thjesht bukur të ecësh dhe të flasësh.

Burri – Pastaj çfarë ndodh më pas? Cili është thelbi i rimishërimit? Kur të rilind, a do të jem si një fletë e bardhë, dhe gjithçka që kam bërë në këtë jetë nuk do të ketë më rëndësi?

Zoti – Jo. Njohuritë dhe përvojat tuaja i përkasin të gjitha jetëve tuaja të kaluara..Tani ju nuk i mbani më mend ato.

Zoti ndaloi së ecuri dhe i mbështeti duart mbi supet e burrit.

Zoti – Shpirti yt është i mrekullueshëm dhe i bukur. Një lloj njeriu mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e asaj që jeni ju. Është njëlloj si ta zhytni një pjesë të gishtit në një enë, për të parë nëse ai ujë është i nxehtë apo i ftohtë, dhe kur e nxirrni jashtë, i keni fituar të gjitha përvojat. Ju keni qenë një njeri për 50 vite, dhe nuk keni ndjerë pushimin e vetëdijes suaj të pamasë. Por nuk ka kuptim që ta bëni këtë në çdo jetë që keni pasur.

Burri – Sa herë jam rimishëruar?

Zoti – Shumë herë dhe në shumë jetë të ndryshme. Këtë herë do të rimishërohesh si një vajzë fshatare që jeton në vitin 500.

Burri – Atëherë, çfarë kuptimi ka kjo? Pse ky rimishërim i vazhdueshëm, kur nuk mbaj tëmend asgjë?

Zoti – Epo, arsyeja që e krijova këtë botë është që ti të piqesh. Pas çdo jetë të re rritesh, dhe bëhesh një intelekt gjithnjë e më i madh.

Burri – Vetëm për mua? Po të tjerët?

Zoti – Të gjithë janë thjesht mishërime të ndryshme nga ju.

Burri – Çfarë? Unë jam të gjithë? Unë jam çdo qenie njerëzore që ka jetuar?

Zoti – Tani po folloni që ta kuptoni.

Burri heshti për disa çaste.

Zoti – Sa herë që viktimizove dikë, në fakt ke qenë duke viktimizuar veten tënde. Çdo akt dashamirësie që keni bërë, ia keni bërë po vetes. Çdo emocion i përjetuar nga çdo njeri do të përjetohet edhe nga ju.

Burri u mendua për një kohë të gjatë, dhe më pas foli

Burri – Atëherë pse i bën të gjitha këto?

Zoti – Që një ditë mund të bëhesh si unë.. Sepse je një nga lloji im, ti je fëmija im.

Burri – Uau.. Domethënë unë jam Zoti?

Zoti – Jo, ende jo. Pasi të kesh jetuar çdo jetë njerëzore gjatë gjithë kohës, do të jeni rritur mjaftueshëm për të lindur.

Burri – Pra i gjithë Universi…është thjesht…

Zoti – Është thjesht një vezë…Tani është koha të kaloni në jetën tuaj të ardhshme…Bota.al