Transmetuar më 13-03-2023, 23:41

Është tronditëse të zbulosh se për 5 mijë euro mund të ishte riparuar dëmi që çaktivizoi sistemin e pultit në stacionin e Larisës.

Kjo do të parandalonte tragjedinë me përplasjen e dy trenave që mori jetën e 57 udhëtarëve në Tempi, mes tyre gjashtë shqiptarë, raporton noa.al duke cituar Mega në Greqi.

Sistemi i telekomandimit në stacionin e Larisës u mbyll në verën e vitit 2019 pasi një zjarr i madh shpërtheu në një zonë pranë vendit të fabrikës së vjetër të sheqerit në Larisa.

Edhe pse një pjesë e madhe e pajisjeve u shkatërruan, restaurimi i dëmit nuk ishte pengues pasi të dhënat më të reja konfirmojnë se me një fond 5.000 euro, sistemi telekomandues mund të ishte përsëri në funksion dhe 57 jetë do të ishin shpëtuar.

Për më tepër, vendosja e sistemit të pultit, siç janë shprehur të hënën ekspertët e stacionit të trenit në Larisa, nëse ky sistem që kushtonte vetëm pesë mijë euro do të ishte vënë që atëherë në punë sërish, atëherë do të ishin parandaluar edhe tri incidente të tjera më pak të rënda që kishin ndodhur para tragjedisë që mori jetën e 57 njerëzve.

Ekspertët e OSE që citon Mega Channel, nxjerrin në pah se do të kishte identifikuar ngarkesën e lartë në të njëjtën linjë duke çuar në parandalimin e tragjedisë.

Ata shpjeguan se konsumi i ngarkesës së madhe regjistrohet kur dy trena lëvizin për disa minuta në afërsi të njëri-tjetrit. Sistemi do të jepte sinjal alert dhe do të nxiste punonjësit e turnit që të merrnin masa për ndalimin e afrimit fatal të dy trenave. /noa.al