Transmetuar më 15-03-2023, 15:09

SHBA- Një nënë nga Teksasi ka vrarë me thikë djalin e saj 4-vjeçar në sy të gjyshes së tij. Monica Figueroa është akuzuar për vrasje kapitale për vdekjen e 4-vjeçarit Grayson Hurt. Autorja e krimit, Monica Figueroa është arrestuar për vrasje ndërsa e ëma e saj, Mary Johnson është vënë gjithashtu në pranga për rrezikimin e një fëmije.

Johnson ka thirrur autoritetet në shtëpinë e vajzës së saj rreth orës 6:40 të mëngjesit. Ajo i ka thënë policisë se kishte frikë se e bija kishte dëmtuar Grayson-in. Policia e ka gjetur trupin e 4-vjeçarit të mbuluar pjesërisht me një batanije. Më pas hetuesit kanë zbuluar se fëmija kishte vdekur prej orësh.

Johnson i ka treguar policisë se e kishte parë të bijën duke goditur mbi batanije me një thikë me dorezë druri. Fillimisht ajo ka dëgjuar ulërimat e nipit të cilat më pas janë shuar. Gjyshja dyshohet se është larguar pasi e bija e ka kërcënuar. Ajo është kthyer të nesërmen dhe ka njoftuar policinë.

Burimi: nypost.com