Transmetuar më 18-03-2023, 08:45

Noizy ka surprizuar Stresin mbrëmjen e sotme në finalen e "Big Brother VIP Kosova" me një video ku është shprehur se i uron fitoren dhe se e ka marrë malli për të.

Videomesazhi i Noizy-t e ka prekur Stresin, i cili është parë i emocionuar. Reperi kujtoi vitet e para të miqësisë me Noizy-n e deri tek momenti kur ndodhi përqafimi i tyre në koncertin Alpha show.