Transmetuar më 18-03-2023, 19:01

Maqedonia e Veriut- U zhvillua sot në Ohër takimi Kurti-Vuçiç i ndërmjetësuar nga BE.

Mësohet se takimi është mbajtur në një nga vilat sekrete të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos. Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky kompleks  përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së Brendshëm dhe të administratës publike.

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e verës, vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.

Vila Biljana në Ohër, ku sot, është duke u mbajtur provesi dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, është e vendosur në një shkëmb, ku shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit. Kjo ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.

Ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borell mbajtën sot një takim fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë. Më pas përfaqësuesit e lartë të BE-së kanë zhvilluar takimin e përbashkët me dy liderët. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.