Transmetuar më 31-03-2023, 10:43

Kjo anekdotë e bukur, më e fundit, e Steven Gerrard ka të bëjë me botën e Liverpool-it dhe në veçanti Jurgen Klopp, trajner i “Reds”.

Gjatë një interviste për “The Anfield Wrap”, siç raportohet edhe nga “Mirror”, ish-mesfushori i shquar anglez ka rrëfyer një takim shumë të veçantë që pati me trajnerin gjerman vitin e kaluar, pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve mes skuadrës angleze nag “Anfield” dhe Real Madridit.

Gerrard shpjegoi se ishte në pijetore me një mik, kur pa trajnerin Klopp duke kaluar me qenin: "Ai po ecte me qenin, unë i thirra dhe i urova fat në finale. Duhej ta prisja, pasi me siguri kishte mendimet e tij të mira në kokë.

Klopp do të më afrohej dhe do të më thoshte: Po hyj Brenda dhe pimë ndonjë birrë. Në fund u kthyem nga 2-3 birra, pimë edhe disa cigare. Ai u soll jashtëzakonisht mirë, nuk hiqej fare si trajner i rëndësishëm që është. Gjithashtu e qetësoi mikun tim të tavolinës duke e përfshirë në bisedë".

Për kujtesë, finalja e Champions League 2022 u fitua nga Real Madridi 1-0, me golin e Vinicius…